Biljana Pantiç Pila nga Serbia kritikoi raportin e deputetes greke duke thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk mund të anashkalohet.
“Ju keni vendosur të shkelni ligjin ndërkombëtar. Nëse lejoni të ashtuquajturën Kosovë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pa themelimin e Asociacionit, atëherë Asociacioni nuk do të themelohet asnjëherë”, tha ajo.
Maja Vukiçeviç, deputete e Malit të Zi, po ashtu u deklarua kundër antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vukiçeviq është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) proruse në parlamentin malazias.
Branislav Borenoviç nga Bosnja dhe Hercegovina u shpreh kundër anëtarësimit duke thënë se “duke vendosur në agjendë pranimin e të ashtuquajturës Kosovës po dëshmojmë kolapsimin e të drejtës ndërkombëtare, në zemër të Evropës”.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në KiE, Blerina Gjylameti është shprehur se Kosova duhet të jetë anëtare e kësaj organizate, ndërsa po mbahet dhe Asambleja e Përgjithshme.
Ajo është shprehur se votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.
Më tej ajo shtoi se anëtarësimi do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate
“I shërben rindërtimit të rajonit. I shërben të mirës së një vendi që ka kërkuar fleksibilitet ashtu dhe vendosmëri. Ky anëtarësim do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate. Votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.
Është një mesazh i qartë që Evropa duhet të jetë e bashkuar. Është me rëndësi që Kosova të bashkohet me familjen dhe vlerat tona. Teksa përballemi me sfida të reja, le ta mirëpresim Kosovën në kupolën tonë. Le ta përfaqësojmë këtë mundësi historike që do të përforcojë unitetin e Europës ku çdo vend të mund të jetojë më paqe dhe harmoni”, tha ajo.