Ministri i Gjermanisë për Çështje Evropiane, Michael Roth ka thënë sot se vizatimi i kufijve të ri në Ballkanin Perëndimor është një rrugë e rrezikshme.
Kjo deklaratë e ministrit Roth vjen pas disa shkrimeve ditëve të fundit rreth një dokument joformal (non-paper) me siç thuhet, propozimin për ndryshimin e kufijve ne Ballkan.
Mediet kroate e boshnjake kanë shkruar se një dokument i tillë i hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe në të propozohet ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor si zgjidhje për problemet e hapura në rajon.
Kabineti i kryeministrit të Republikës së Sllovenisë deri tani nuk ka komentuar rreth të ashtuquajturit dokument non-paper për Ballkanin Perëndimor.
Por kundër idesë së për ndryshimin e kufijve në Ballkan është shprehur sërish Gjermania.
Ministri për Evropë i Gjermanisë, Michael Roth ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri shumë etnike dhe se vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme.
“Vendet në Ballkanin Perëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë çelës i paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme”, shkruan Roth në Twitter. /Telegrafi/
Countries on #WesternBalkans have a future only as multiethnic and multireligious societies. Regional reconciliation and cooperation are the keys for peace, democracy and prosperity. Drawing new frontiers is a dangerous path. ???? ?? ?? ?? ?? ????
— Michael Roth MdB ?? (@MiRo_SPD) April 16, 2021