Eurodeputetët dhe anëtarët e parlamenteve kombëtare për vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të zhvillojnë biseda në Bruksel, për procesin eurointegrues dhe politikën për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
“Deputetë nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, përfshirë edhe kryetarët e grupeve politike e parlamentare, do t’i shkëmbejnë qëndrimet e tyre për sfidat dhe perspektivat e politikës së zgjerimit të BE-së, me deputetët evropianë”, thonë nga Parlamenti Evropian.
Tryezën e rrumbullakët për aderimin e Ballkanit Perëndimor në BE, do ta hap kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli dhe komisari për zgjerim, Oliver Varhei.
Kjo do të jetë vizita e parë e Varheit, në parlamentin në Bruksel, pasi u emëruar si komisar.
Deputetëve nga rajoni dhe atyre në Parlamentin Evropian, do t’ju drejtohet edhe raportuesi i ri i emëruar për Ballkanin Perëndimir, Tonino Piculla.