Site icon Telegrafi

Diskutim publik në Këshillin Atlantik, Escobar dhe Lajçak flasin për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak do të mbajnë sot një diskutim publik lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Diskutimi publik do të mbahet sot në ora 15:00, sipas kohës sonë.

Në njoftimin e organizatës Këshilli Atlantik thuhet progresi i periudhës së fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja kërcënohet nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës.

“Më 14 qershor, forcat serbe arrestuan tre policë të Kosovës, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalime të paligjshme kufitare.

Si kundërpërgjigje, kryeministri i Kosovës Kurti ka ndaluar hyrjen në territor të automjeteve me targa serbe. Më herët, popullsia shumicë serbe në veri të Kosovës bojkotoi zgjedhjet lokale komunale në prill për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth targave të veturave, duke rezultuar në fitoren e kandidatëve shqiptarë të Kosovës me vetëm 3.5 për qind pjesëmarrje në votues.

Protestat shpërthyen kur katër kryebashkiakë, nën mbrojtjen e posaçme të policisë, hynë në ndërtesat komunale dhe disa ditë më vonë u shkaktuan lëndime trupave paqeruajtëse të NATO-s”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version