Telegrafi

“Diskoteka” nga Butrint Imeri lansohet më 27 prill

Pritjes së fansave të Butrint Imeri i ka ardhur fundi pasi këngëtari ka zbuluar detaje nga projekti i ri.

Artisti i famshëm ka publikuar një pjesë të shkurtër të videoklipit të ri ku shihet në një makinë i rrethuar me disa vajza.

Në mbishkrimin e postimit që solli në llogarinë e tij në Instagram, Butrinti njoftoi se kënga pritet të publikohet në fund të këtij muaji.

“27.04.2022, 23:59, “Diskoteka”, ka shkruar artisti në njoftimin për adhuruesit e tij.

Kujtojmë që të njëjtën këngë Imeri e kishte paralajmëruar prej javësh, e cila u bë virale në rrjetin social TikTok.

Lexo po ashtu Butrint Imeri sjell pamje nga xhirimet e klipit të ri teksa shihet në krahët e një femre joshëse

Ndërsa, aktualisht Butrinti po shijon suksesin e këngës “Lule e dashnisë” që solli për fansat gjatë stinës së dimrit. /Telegrafi/