‘Vajza e Fatkeqësisë’ – Zoe Roth ka fituar një shumë të madhe parash duke shitur imazhin origjinal të fotografisë së saj si NFT për afër gjysmë milioni dollarë.
Zoe ishte subjekt i një imazhi viral që u bë një ‘meme’ e preferuar e shumë personave pasi fotoja u shpërnda në vitin 2005 nga babai i saj.
Roth, atëherë 4 vjeçe, ishte duke bredhur nëpër lagjen e saj në Karolinën e Veriut, kur babai i saj e fotografoi me një buzëqeshje dinake, ndërsa zjarrfikësit shuan një zjarr në shtëpi. Ndërsa ajo mund të mos jetë një zjarrvënëse, kjo shumë shpejt u bë alter egoja e saj.
Imazhi u kthye në një ‘meme’ të përdorur miliona herë gjatë dekadës së fundit, por familja kurrë nuk gjeti një mënyrë për të fituar para nga fama e Roth në internet – derisa u sugjerua që ajo të shiste imazhin origjinal si diçka unike që nuk mund të zëvendësohet me diçka tjetër.
“Të jesh në gjendje ta shesësh atë thjesht na tregon se ne kemi një lloj kontrolli në të gjithë procesin”, tha Roth, duke folur për Raleigh News &Observer.
Roth shtoi se ajo dhe babai i saj Dave Roth kërkuan këshillat e personave të cilët ishin bërë gjithashtu ‘meme’ para se të punësonin një menaxher dhe një avokat.
Më pas, Roths vendosin fotografinë e ashtuquajtur “Girl Disaster” në 16 prill në një ankand 24 orësh, por çmimi u rrit në 180 Ether – një kriptovalutë me vlerë 430 mijë dollarë në atë kohë – e cila aktualisht vlen më shumë se 470 mijë dollarë.
Ankandi u fitua nga një ofertues i quajtur “3FMusic”. Zoe Roth tani ka në plan të ndajë të ardhurat me familjen e saj. /Telegrafi/