Telegrafi

Disa vetura të komunës së Prishtinës shkelin rregullat e komunikacionit (Video)

Disa vetura të komunës së Prishtinës, gjegjësisht të inspeksionit të Komunës së Prishtinës sot në orët e mëngjesit janë parë duke i thyer rregullat e komunikacionit.

Në videon e publikuar në emisionin “Zyra e ankesave” në RTV Dukagjini shihen veturat e komunës së Prishtinës duke u kthyer në rrugën “Agim Ramadani”, në një pjesë ku është shenja e komunikacionit që tregon ndalim kthimin.

Veturat i përkasin komunës së Prishtinës, ndërkaq asnjërit prej shoferëve “nuk i bie në sy” shenja e komunikacionit që ndalon kthimin në atë rrugë. /Telegrafi/