Telegrafi

Disa versione të veçanta të DS nga Citroën

Kompania e famshme franceze, Citroën, është duke festuar 60 vjetorin e modelit origjinal DS duke lansuar disa versione të veçanta.

DS3/DS3 Cabrio, DS 4 dhe DS 5 janë modelet e veçanta që do të shpalosen së shpejti.

Nën kodin “1955”, versionet e veçanta do të shpalosen javën e ardhshme dhe do të kenë trup me ngjyrë të kaltër të errët me pasqyre të zeza.

Kompania nuk tregoi shumë për modelet, por konfirmoi se do të ofrohen në të gjitha tregjet.

DS 3 dhe DS 3 Cabrio do të vijnë në 1955 njësi, DS 4 në 955 dhe DS 5 në 955, transmeton koha.net.

“Për të krijuar brendin e sotëm DS u frymëzuam nga trashëgimia e jashtëzakonshme e veturës legjendare. Në veçanti, modelet e reja shkëlqejnë me materiale të cilësisë së lartë, stil të veçantë, teknologji të re, rehati dhe performancë”, ka thënë drejtori i DS, Yves Bonnefont.