Telegrafi

Disa top klube në kërkim të Jamesit

Klubet e fuqishme evropiane janë vënë në ndjekje të James Rodriguezit te Real Madridit.

Pas Manchester Unitedit, tashmë në garë për reprezentuesin kolumbian janë futur edhe PSG, Manchester City dhe Chelsea.

Mediat angleze shkruajnë se United, City, Chelsea e PSG tashmë kanë kontaktuar klubin “mbretëror” për James.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

Por, siç shkruajnë mediat iberike, PSG është një hap përpara në raport me skuadra tjera që e duan ish-asin e Monacos.

Raportohet se trajneri i ri i parisienëve, Unai Emery e admiron kolumbianin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për edicionin e ri të garave.