Telegrafi

Disa tifozë ende nuk mund ta besojnë arsyen që qëndron prapa emrit të Lionel Messit

Arsyeja e emrit të Lionel Messit ka bërë që fansat të mbajnë “kokën me duar”. Argjentinasi është një nga lojtarët më të njohur në botë pas një karriere të jashtëzakonshme me Barcelonën , Paris Saint-Germain dhe Argjentinën.

Kjo ka bërë që ai të fitojë një mori trofesh duke përfshirë Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe tetë Topa të Artë.

Kështu që mund të jetë tronditëse për disa kur dëgjojnë se 36-vjeçari është emëruar sipas këngëtarit të popit Lionel Richie.

Lexo po ashtu David Villa u vu para një zgjedhje të vështirë: Ronaldo apo Messi dhe Haaland apo Mbappe

Prindërit e Messit e adhurojnë absolutisht krijuesin e hitit ‘Hello’, albumi i të cilit ‘Dancing on the Tailing’ doli një vit para lindjes së Messit.

Richie i konfirmoi thashethemet në një intervistë në 2014. Ai tha në atë kohë: “Do të ndodhë (takimi i Richie me Messin) sepse jam shumë i nderuar. Ata e quajtën atë sipas meje. Më pëlqen”.

Tifozët mbetën të tronditur nga lajmet, duke përfshirë edhe këtë që tha: “A jam unë i vetmi që nuk e dija që Lionel Messi u emërua sipas Lionel Richie!!??”.

Lexo po ashtu Shtatë rekorde e çmendura që Messi mund t'i thyejë gjatë vitit 2024

Një tjetër shkroi: “Mendova se ai u emërua sipas z. Messy nga librat “Mr Men… mirë ti jeton dhe mëson”.

Dhe një tjetër fans tha: “Nuk e kam dëgjuar kurrë më parë!”.

Këngëtari është gjithashtu një tifoz i madh i Messit dhe zbuloi mbështetjen e tij pasi Argjentina humbi finalen e Copa America në 2016. /Telegrafi/