Telegrafi

Disa të vdekur, shtëpi të evakuuara – ndërsa Qipro po përjeton zjarrin më të keq në pyje në dekada

Një zjarr i madh në pyjet e Qipros ka vrarë katër njerëz, ka shkatërruar disa shtëpi dhe detyruar autoritetet të bëjnë evakuimin e fshatrave ndërsa Greqia, Izraeli dhe vendet e tjera vendosën avionë zjarrfikës në ishullin Mesdhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri filloi të shtunën pasdite dhe ka përfshirë nëpër rrethe në ultësirën jugore të maleve Troodos ndërsa vendi lufton me një valë të nxehtësisë.

“Është një tragjedi”, ka thënë presidenti Nicos Anastasiades në Twitter.

Zjarri kishte shkaktuar “humbje të jetëve” dhe shkatërruar pronën dhe tokat pyjore, tha Anastasiades, duke shtuar se “qeveria do të sigurojë ndihmë të menjëhershme për viktimat dhe familjet e viktimave”.

“Ne nuk do të lëmë askënd të braktisur në shkatërrimin e zjarrit”. /Telegrafi/