Të gjithë të pranishmit ishin evakuuar nga një shfaqje e teatrit në Londër pasi një pjesë e një tavani u shemb.
Si pasojë, sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, disa njerëz pësuan lëndime të vogla pas incidentit gjatë “Vdekjes së një Shitësi” në Teatrin Piccadilly në West End.
I’ve heard of bringing the house down – but part of the roof came down tonight at Piccadilly theatre, London during Death of a Salesman!?? building evacuated ? pic.twitter.com/YraPlcYeX9
— Carl Woodward (@mrCarlWoodward) November 6, 2019
Dëshmitarët kanë thënë se se kishte ulërima që vinin nga audienca ndërsa një pjesë e tavanit u rrëzua.
Policia tha në Twitter: “Policia ishte atje pas raportimeve për një shembje të tavanit rreth orës 7.59 të mbrëmjes. Të gjithë janë jashtë teatrit. Disa njerëz kanë pësuar dëmtime të lehta. Shoferët këshilluan të përdorin rrugë alternative”. /Telegrafi/