Telegrafi

Disa të dënuar për ngjarjet e 27 prillit kanë dorëzuar kërkesë për falje tek Ivanovi

Disa të dënuar për ngjarjet e 27 prillit kanë dorëzuar kërkesë për falje deri te kryetari Ivanov. Kërkesa e fundit ka arritur të premten në orët pasdites, por nga kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov nuk përgjigjen në pyetjen se sa kërkesa ka pasur dhe cilët janë të burgosurit që kanë dorëzuar kërkesë për falje dhe a do të vendoset për ato.

“Të premten, në orët e pasdites, në kabinetin e kryetarit ka arritur edhe një kërkesë nga të shumtat”, kanë konfirmuar nga kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse kryetari Ivanov vendos t’i amnistojë të dënuar këtë duhet ta bëjë tani, për shkak se mandati i tij skadon më 12 maj.

Përveç Igor Durllovski i cili u lirua nga akuza, për ndodhitë e 27 prillit gjyqtarja Dobrilla Kacarska dënoi, Mitko Çavkov me 18 vite burg, Dushko Lazarov 15 vite, Goran Gjoeshevski 15 vite, Mitko Peshov 15 vite, Oliver Popovski 13 vite, Munir Pepiq 15 vite, Abudlfetah Alimi 7 vite, Olier Radulov 10 vite, Jane Çento 15 vite, Igro Jug 12 vite, Aleksandar Vasilevski 8 vite, Nikolla Mitrevski 15, Mlladen Dodevski 12, Gorançe Angellovski 12, Vllatko Trajkovski 15 vite dhe Vilijan Mihajllovski 14 vite.

Në fillim të procesit gjyqësor ishin të akuzuar 33 persona, ndërsa me amnistinë e miratuar në Kuvend u falën 15 persona./Telegrafi/