Disa nga 12,000 punonjësit, të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës nga shefi ekzekutiv i Alphabetit, Sundar Pichai përfshinin si performues të lartë ashtu edhe punëtorë të tjerë.
Por menaxherët e Google, të cilët folën në kushte anonimiteti, kanë thënë për mediet e huaja, përcjell Telegrafi, se disa që humbën punën përfshinin ata me rezultate të larta në vlerësimet e performancës ose në pozicione menaxheriale – të cilët madje fitonin midis 500 mijë dhe 1 milion dollarë në vit [rreth 940 mijë euro].
Paga mesatare për një menaxher në gjigantin e teknologjisë në SHBA, ishte rreth 165 mijë dollarë, sipas faqes së internetit të punësimit Indeed.
Megjithatë, Google nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment nga Insider.
“Ne punësuam për një realitet ekonomik të ndryshëm nga ai që përballemi sot”, citohet të ketë thënë Pichai në një email drejtuar të gjithë punonjësve dhe mori “përgjegjësinë e plotë për vendimet që çuan këtu”.
Një burim i Business Insider, punësimi i të cilit në Google është verifikuar, ka thënë se kompania muajin e kaluar kishte sjellë një politikë të re. /Telegrafi/