Site icon Telegrafi

Disa pjesë të Shkupit nesër pa rrymë elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Lubin nesër nga ora 08:50 deri në ora 10:50 do të mbesin pa rrymë elektrike.

Nga ora 9:00 deri në ora 13:00, pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Pançe Nedellkovski” edhe atë nga banesat e numrit 47 deri në numri 63 në afërsi të kishës “Shën Gjorgjia”, shkolla fillore “Cvetan Dimov”, banesat përballë shkollës që të çojnë në rrugën “Serava” numër 63B dhe numër 85, si dhe harxhuesit e objekteve për rreth në afërsi të shkollës fillore “Cvetan Dimov” të komunës së Çairit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ora 8″00 deri në ora 15:00, pa rrymë elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Franklin Roosvelt” nr 36, nr 40, nr 46A, nr 46, nr 50 dhe nr 52, si dhe pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Majakovski”, “Gjorgjija Pullevski”, “Bllagoja Davkovski” dhe “Crvena Voda” të Komunës Qendër, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 14:00, shfrytëzuesit e vendeve “Koshtan” në fshatin Sonje e Epërme.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për menaxhimin e krizave të Bashkisë së Shkupit, arsyeja për ndërprerjeve me energji elektrike janë ndërhyrjet teknike në rrjetin elektrik përçues nga ana e ekipeve të “EVN Maqedoni”./Telegrafi/

Exit mobile version