Site icon Telegrafi

Disa pjesë të Prishtinës sot pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se sot në Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm 8 orë.

Zonat që do të kenë reduktime të kohë pas kohshme brenda 8 orëve janë lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.

Sipas njoftimit të Ujësjellësit “Prishtina”, në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohen që me të gjitha mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubit DN 600 nga pjesa e filtrave te rinj tek tubat tjerë ekzistues brenda fabrikës, pjesë me të cilën do të fillojnë edhe testimet paraprake te fabrikës – filtrave të rinj në Badoc”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version