Disa persona të panjohur kanë lënduar me mjet të mprehtë (thikë) dy të tjerë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:35 në Prizren.
Tutje thuhet se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar tri mjete të mprehta (thika) dhe një boks i hekurit.
“Është raportuar se nga persona të panjohur janë lënduar me një mjet të mprehtë (thikë) dy viktima meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar tri mjete të mprehta (thika) dhe një boks i hekurit”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt kurse tjetri është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/