Site icon Telegrafi

Disa persona të panjohur vjedhin telefona në një mobil shop në Gjakovë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin mobil-shop ku kanë vjedhur disa telefona.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 03.11.2024, në Gjakovë.

Në raport dyshohet se të dyshuarit i kanë vjedhur edhe dy tabela të veturave të ndryshme dhe i kanë vendosur veturat me të cilin të njëjtit kanë kryer vjedhje.

“Më 06.11.2024 është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin Mobil-shop, pronë e ankuesit mashkull  kosovar dhe nga aty kanë vjedhur disa telefona. Dyshohet se të dyshuarit i kanë vjedhur edhe dy tabela të automjeteve të ndryshëm dhe i kanë vendosur automjetit me të cilin të njëjtit kanë kryer vjedhje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version