Një person ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga persona të panjohur të cilët janë larguar.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.
Po ashtu në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit është identifikuar por nuk është arrestuar dhe gjendet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga person-a të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njëri nga të dyshuarit është identifikuar, por nuk është arrestuar dhe gjendet në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/