Disa persona të panjohur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një femre shtatzënë (shtetase e Shqipërisë).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 05 prill rreth orës 17:00 në lagjen Ulpiana, Prishtinë.
Siç thuhet në raport, ekziston dyshimi se ndaj viktimës, personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ‘ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh”.
“Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/