Një snajperist ukrainas që “ndjek rusët nëpër fushën e betejës” i veshur me një kostum dhe maskë ka thënë se i është thyer zemra për luftën në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë ushtarin ukrainas duke mbajtur atë që duket të jetë një pije energjike, ndërsa është i veshur me veshje kamuflazhi dhe doreza jeshile.
Ushtari mund të shihet gjithashtu i veshur me një maskë nga karakteri i Arnold Schwarzenegger, Predator, së bashku me pajisjet e tij të ushtrisë.
Ushtari, i quajtur Casper, përkatësisht videoja e tij ka “pushtuar” YouTube, me qindra komente.
Miliona njerëz janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse të Vladimir Putin filluan agresionin më 24 shkurt. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=G9YFVYH0Shs&t=14s