Telegrafi

Disa orë para lansimit të këngës, Samanta “arratiset” për në New York (Foto)

Këngëtarja Samanta Karavella do të publikojë sonte (e shtunë) projektin e saj më të ri muzikor “Si ai”.

Kënga e re është ritmike dhe është punuar nga Alandy, teksti nga Gent Fatali gjersa videoklipi është realizuar nga Max Production.

Projekti do të publikohet në orën 18:00, gjersa vetëm disa orë para lansimit Samanta është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu Gent Fatali prezanton familjen dhe publikon fotografi kur ishte i vogël (Foto)

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa fotogafi, ku ka treguar se ka mbërritur në New York dhe është duke kaluar çaste të këndshme.

Këngëtarja ka treguar se do të qëndrojë atje disa javë, gjersa publikimin dhe promovimin e këngës ia ka lënë në dorë stafit të saj menaxhues. /Telegrafi/