Telegrafi

Disa nxënës të gjimnazit në Ferizaj kërkuan ndihmë mjekësore pas hedhjes së gazit

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka marr një informatë se në Shkollën e Mesme “Dr. Shaban Hashani” është hedhur një lloj gazi, si pasojë e të cilit pësuan disa nxënës, kurse nëntë prej tyre kërkuan ndihme mjekësore dhe u trajtuan nga emergjenca primare në Ferizaj.

Nga hedhja e këtij gazi, nxënësit me këtë rast kishin pësuar vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe ku si pasojë e rritjes së keqësimit të gjendjes janë marrë nga emergjenca për trajtim. AVONET, shpreh shqetësimin se ky lloj i hedhjes së gazit krijon pa siguri në shkollë dhe panik tek prindërit.

“Një mos menaxhim i mirë i shkollës, sjell këso situatash të rrezikshme për nxënësit, por edhe në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Gjatë trajtimit të nxënësve në emergjencë primare nuk ishin të pranishëm askush nga profesorët, e as drejtoria e shkollës.

AVONET, kërkon nga Policia e Kosovës të hetoj këtë rast si të veçantë dhe të zbardhet sa më parë, po ashtu kërkojmë edhe nga kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfarqa të merret me këtë rast dhe të merr masat adekuate ndaj përgjegjësve të menaxhmentit të kësaj shkolle!” kërkon AVONET. /Telegrafi/