Telegrafi

Disa njerëz flasin tepër – Icardi godet kritikët pas golit të parë ndaj Fiorentinas

Mauro Icardi nuk është brengosur në asnjë moment për pritjen për golin e parë në Serie A.

Kështu së paku ka thënë vet sulmuesi i Interit pasi shënoi golin e parë të sezonit ndaj Fiorentinës në ndeshjen e javës së pestë.

Sulmuesi 25 vjeçar shënoi 53 gola në dy sezonet e kaluara, por la pikëpyetje të mëdha këtë sezon.

“Ka shumë punë për t’u bërë këtu, por ne po punojmë dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi javë aps jave”.

“Mungesa e golave? Janë disa njerëz që flasin shumë në rrjetet sociale. Unë jam i relaksuar”.

“Nuk kisha shënuar që katër ndeshje dhe u krijuan polemika. Unë jam i qetë. Kam shënuar 120 gola në karrierë dhe nuk brengosem”, u shpreh kapiteni i Interit.

Interi fitoi ndeshjen e tretë rresht në të gjitha garat, duke ngritur moralin e ekipit Nerazzur që tash është pesë pikë prapa Juventusit që pret Bolognan të mërkurën në Torino. /Telegrafi/