Site icon Telegrafi

Disa nga xhudistët e Kosovës mësojnë kundërshtarët për Lojërat Olimpike në Paris

Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka i kanë mësuar kundërshtarët e raundeve të para në Lojërat Olimpike në Paris.

Medalistja e artë, Nora Gjakova, e cila do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë, në raundin e parë përballë do ta ketë xhudisten nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë do ta ketë përballë medalistin e bronztë në “Tokio 2020”, brazilianin Daniel Cargnin.

Ndërkohë, Lorian Kuka që garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, përballet me sllovenen Metka Lobnik.

Kampionia tjetër olimpike, Distria Krasniqi e kategorisë deri në 52 kilogramë dhe Laura Fazliu e kategorisë deri në 63 kilogramë, janë bartëse të grupeve dhe në raundet e para janë të lira.

Distria Krasniqi të jetë e para që do të dalë në tatami në “Parisi 2024”, ku garon më 28 korrik. Nora Gjakova dhe Akil Gjakova garojnë të hënën më 29 korrik.

Më 30 korrik garën do ta ketë Laura Fazliu, ndërsa Loriana Kuka garon më 1 gusht. /Telegrafi/ 

Exit mobile version