Apple bëri publike shumë gjëra në konferencën e tyre vjetore të zhvilluesve, duke na dhënë edhe një paraqitje të shkurtër për të shumë priturat macOS Ventura, iOs 16, çipin M2, MacBook Air-in e ri, dhe shumë të tjera.
Apple e prezantoi iOS16, një përditësim i cili sjell veçori të reja në “lock screen-in” e telefonit tuaj.
Ky përditësim ju mundëson juve që në ekranin tuaj të vendosni foto të personalizuara, të ndërroni fontin dhe ngjyrën e orës dhe datës, e ndër to sjell edhe “mini-aplikacione” të reja për motin, kalendarin e shumë çka tjetër, përcjell Telegrafi.
Veçori tjetër e iOs 16 të ri, është se ju mund t’i editoni ose edhe fshini mesazhet që i dërgoni nga aplikacioni i mesazheve në telefonin tuaj.
Në një nga veçoritë e tjera të iOS 16, Apple e sjell edhe modelin ‘blej tani, paguaj më vonë’, veçori që mund të përdoret me Apple Pay për aplikacionet me pagesë në Apple Store.
Aplikacioni Apple Fitness App tani do të jetë i qasshëm për të gjithë telefonat e Apple. Kjo është diçka e re, pasi që më herët vetëm ata që posedonin Apple Watch kishin qasje në këtë aplikacion.
Dizajni më i ri i MacBook Air, i cili vije me çipin e ri M2 të integruar në procesor.
Veçori e re laptopit MacBook Air është trashësia e saj vetëm prej vetëm 127 milimetrave, vjen me ngjyra të ndryshme dhe ekran prej 13.6 inç. /Telegrafi/