Telegrafi

Disa nga pjesëmarrësit e famshëm në dasmën e Besnik Qakës dhe dukja e tyre (Foto)

Moment nga martesa, Foto: Telegrafi

Frontmeni i “NRG Band”, Besnik Qaka, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Lolita Begolli.

Dasma e tyre e madhe është duke u zhvilluar sonte (e shtunë) në “Hotel Dukagjini” në Pejë, ku janë të pranishëm shumë të ftuar, në mesin e tyre edhe kolegë të shumtë të këngëtarit.

Vig Poppa, Florent Boshnjaku, Trakla, Shkurte Gashi, Lori, Rozana Radi, Nadi e Labinot Gashi, janë disa prej emrave të njohur që e kanë nderuar Besnikun me pjesëmarrje në dasmën e tij.

Disa orë para fillimit të ceremonisë u publikua një video, ku tregohej rreth përgatitjeve që bëheshin për ambientin e dasmës në “Hotel Dukagjini”, ndërkohë që kemi raportuar se për argëtimin e publikut, dyshja kanë menduar të bëjnë një përzgjedhje mjaft të veçantë.

Lexo po ashtu Dekori dhe nëntë këngëtarët që do të këndojnë sonte në dasmën e Besnikut të "NRG Band" (Foto/Video)

Për më shumë, Labi, Lori, Dani, Arbër Gjota, Genc Prelvukaj, Big Mama, Vig Poppa, Orient Darabuka dhe DJ Esto, janë emrat e artistëve që këndojnë në dasmën e Besnikut.

Muaji shtator ka sjellë martesën e disa prej yjeve të njohura të skenës shqiptare. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallau, si dhe aktori i “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi, i hanë fund beqarisë. /Telegrafi/