Disa nga kompanitë shqiptare të cilat bashkëpunonin me kompaninë ‘Rad’, me pronar Radulle Steviq, kanë filluar të tërhiqen nga punimet që ishin duke i kryer si nënkontraktorë në veri të vendit.
Kallxo.com merr vesh se ky vendim për tërheqjen e tyre nga punët që ishin duke i realizuar si nënkontraktorë të kompanisë “Rad”, vije pasi kjo e fundit u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një video-incizim të siguruar shihet se kamionët e njërës prej kompanive janë duke u larguar nga veriu i Kosovës.