Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të kalojë në turin tjetër të Euro 2016 vetëm si një prej 4 të tretave më të mira në 6 grupet.
Për ta bërë një gjë të tillë, asaj i duhet jo vetëm të fitojë ndaj Rumanisë, por edhe të plotësohen skenarë të veçantë në ndeshjet e fundit të grupeve të tjera. Panorama Sport i ka publikuar disa nga skenarët që e dërgojnë kombëtaren e Shqipërisë tutje.
Shqipëria kualifikohet:
Nëse fiton me një gol diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:
Rusia dhe Anglia fitojnë me 3 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë
Gjermania fiton me 4 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut
Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me 1 gol diferencë
Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë , Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë.
Nëse fiton me dy gola diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:
Rusia dhe Anglia fitojnë me 2 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë
Gjermania fiton me 3 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut
Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 2 gola diferencë
Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencë , Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencë.
Nëse fiton me tre gola diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:
Rusia dhe Anglia fitojnë me 1 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë
Gjermania fiton me 2 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut
Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 3 gola diferencë
Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me jo më shumë se 2 gola diferencë, Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 2 apo më shumë gola diferencë.
Për t’u përditësuar pas ndeshjeve në Grupin F, do të dihet më shumë.