Artistja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, sot (e mërkurë) ka publikuar këngën e re.
“Pa mu” titullohet kënga, e cila njëherësh është kompletuar edhe me videoklip.
Këngëtarja ka marrë vëmendje me dukjen atraktive dhe paraqitjen e veçantë në klip.
E njëjta është shfaqur në veshje të ndryshme dhe në secilën prej tyre dukej unike.
Ajo është kujdesur deri në detaje për videon që nuk ka dyshim se do të pëlqehet edhe nga publiku.
Kënga gjithashtu është me plot ritëm dhe pikërisht e realizuar për stinën e verës.
Më poshtë ua sjellim disa pamje tërheqëse të Dorës në klip:
/Telegrafi/