Telegrafi

Disa nga deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti?

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), edhe pse ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë Hoti, ende nuk dihet saktë nëse i kanë numrat.

Ndonëse nga kjo parti thonë se i kanë siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për krijimin e qeverisë, disa nga deputetët e kësaj partie nuk kanë treguar nëse do të votojnë pro.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës do të merret vesh nëse do ta votojë ose jo formimin e Qeverisë Hoti.

Lexo po ashtu Haziri thotë se nuk i beson Qeverisë Hoti

Edhe deputeti i së njëjtës parti, Fatmir Rexhepi, nuk ka treguar nëse do ta votojë apo jo Qeverinë Hoti.

Ndërkaq, ende nuk dihet edhe mendimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila vjen nga kjo parti politike, nëse do të jetë pro apo kundër kësaj Qeverie, raporton Telegrafi.

Ndryshe, edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka komentuar sot zhvillimet politike dhe angazhimet e tij në politikën qendrore, duke thënë se ka faza kur është angazhuar më shumë ose më pak.

“Kohëve të fundit jam më pak i angazhuar, sepse po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj. Një qeverie që i kam besuar më shumë, nuk arriti suksesshëm me e përballu mandatin”, ka thënë Haziri. /Telegrafi/