Telegrafi

Disa muaj pas ndarjes – Sergio Aguero dhe e dashura e tij po presin të bëhen prindër

Sergio Aguero ka zbuluar se është në pritje të një fëmije me të dashurën e tij modele.

Ish-ylli i Manchester City ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet sociale për të bërë të ditur lajmin.

Aguero, 35 vjeç dhe Sofi Calzetti konfirmuan se janë në pritje të një vajze.

Foto: Instagram

Postimi në Instagram tregonte duart e çiftit duke mbajtur njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sergio Aguero

Pranë duarve ishin dy foto të ekografisë së Sofit që tregonte foshnjën në bark.

Foto: Instagram

Çifti duket se janë pajtuar pas ndarjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.

Ndarja ndodhi pasi u shfaq një video që dyshohet se tregonte Sofi, 27 vjeçe, duke u puthur me një burrë tjetër në një klub nate.

Foto: Instagram

Aguero kishte konfirmuar ndarjen e tyre në kanalin e tij, Twitch. /Telegrafi/

Foto: Instagram