Site icon Telegrafi

Disa minuta para se të helmoheshin me agjent nervor, një grua misterioze filmohet nga kamerat e sigurisë duke ecur afër spiunit rus dhe bijës së tij (Video)

Kamerat e sigurisë brenda një lokali kanë filmuar një grua misterioze duke ecur afër spiunit rus dhe vajzën e tij, të cilët disa minuta më vonë humbën vetëdijen pasi u helmuan me agjent nervor, shkruan Daily Mail.

Videoja e filmuar nga një restorant në Salisbury, Wiltshire, thuhet se shfaq Sergei Skripalin, 66-vjeç, duke ecur pranë një gruaje misterioze e cila po e përcillte atë dhe vajzën e tij Yulia, 33-vjeçe, transmeton Telegrafi.

Detektivët e departamentit anti-terror të Scotland Yard, kanë marrë një kopje të pamjeve të kamerave të sigurisë që janë publikuar nga Daily Mirror.

Burri që shfaqet në video besohet të jetë Skripal me dy femra rreth orës 4:08, derisa në orën 4:15 policia është shfaqur në vendin e ngjarjes pasi i kanë gjetur pavetëdije. /Telegrafi/

Exit mobile version