Telegrafi

Disa lokale në Prishtinë u përfshinë nga zjarri – policia jep detaje

Disa lokale janë përfshirë nga zjarri të martën mbrëma në rrugën “Stocholm” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rrethanat deri më tani janë të panjohura, ndërsa rasti është iniciuar si zjarrvënie.

“Rr. Stocholm, Prishtinë 11.04.2023 – 20:00. Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura janë përfshirë nga zjarri disa lokale”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se kanë dal njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

“Rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/