Mauricio Pochettino ka zbuluar se kapiteni Semaus Coleman së bashku me një numër të lojtarëve të Evertonit kanë vizituar Heung-Min Sonin për ta mbështetur, pas lëndimit të rëndë që i shkaktoi Andre Gomesit.
Ylli i Tottenham Hotspurit ishte në lot dhe i shokuar nga ndërhyrja e rëndë që bëri ndaj mesfushorit spanjoll që i theu këmbën, duke bërë të ditur se nuk e kishte bërë me qëllim.
27-vjeçari ishte ndëshkuar me karton të kuq, por fillimisht gjyqatri Martin Atkinson e ndëshkoi me karton të verdhë.
https://twitter.com/AxholeRose/status/1191056674431201280
“Dua ta falënderoj kapitenin Coleman dhe bashkëlojtarët e tij që erdhën në zhveshtoren tonë për ta ngushëlluar Sonin”, ka thënë Pochettio.
“Ai është tani më i qetë, mirëpo mendja e tij është vetëm te lëndimi i Andre Gomesit dhe ne si skuadër i dëshirojmë shërim të shpejtë atij”, ka shtuar më tej trajneri i Spurs.
Evertoni dhe Tottenhami i ndanë pikët, pasi ndeshja në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier përfundoi 1-1. /Telegrafi/