Site icon Telegrafi

Disa kosovarë nuk i lejuan Adelina Ismailit xhirimin e klipit për Adem Jasharin në Tiranë! (Foto)

Këngëtarja e madhe Adelina Ismaili njihet si këngëtarja e cila ka bërë revolucion në muzikën shqipe, njëherit ka prekur të gjitha rrymat muzikore në karrierën e saj.

Në vitin 1998, vit i trazirave aso kohe për qytetarët e Kosovës, karriera e saj nuk u stopua! Madje Adelina vazhdonte të sillte këngë të bukura dhe të guximshme.

Në atë vit ajo realizoi këngën “Uragan Çohen Krenaret” (UÇK), një këngë dedikuar heroit kombëtar Adem Jasharit, ndërsa xhirimet e klipit kishte menduar t’i bënte në Tiranë, por kjo e drejtë iu mohua atje nga disa kosovarë, dhe si pasojë regjistrimin më pas e kishte kryer në Prishtinë.

Lexo po ashtu Motrat i bëjnë dhurata Adelinës (Foto)

Këahtu bën të ditur edhe ajo vet së fundmi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.

Adelina ka publikuar një fotografi nga klipi i asaj kënge, ndërsa kërkonte nga fansat që ata që e kanë këtë video-inçizimi t’ia dërgojnë asaj, sepse për të ka vlerë të madhe, ndërkohë që ka edhe paralajmëruar se së shpejti mendon të rikthehet me këngë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version