Maqedonia sipas Qeverisë është vend ideal për të investuar dhe këtë ide e kanë prezentuar para disa kompanive të njohura nëpër botë që prodhojnë vetura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Viktor Mizo pa resor për tërheqje të investimeve për televizioni Sitel ka thënë se janë realizuar kontaktet e para me disa kompani në panairin e automobilave në Frankfurt.
Disa nga kompanitë do të vijnë për të filluar me punë kurse disa do të vijnë për të analizuar terrenin dhe për të harmonizuar rregullat e tyre të punës me ligjet e Maqedonisë.
Këto kompani sipas Viktor Mizo, do të investojnë në zonat ekonomike nëpër tërë Maqedoninë./Telegrafi/