Departamenti amerikan i Tregtisë ka marrë më shumë se 130 kërkesa për autorizim që t’i shesin produkte Huawei nga kompani amerikane, në përputhje me atë që kërkon “ndalimi” i vendosur ndaj kompanisë kineze.
Sipas Reuters mbështetur në burime konfidenciale, deri më tani nuk është dhënë asnjë licencë, por mbi të gjitha pozicioni i paracaktuar është që të refuzojë çdo kërkesë autorizimi.
Në muajin maj të këtij viti, Administrata e presidentit Donald Trump e përfshiu zyrtarisht Huawein në listën e zezë të partnerëve tregtarë. Kompanitë amerikane që duan të kenë marrëdhënie biznesi me grupin me seli në Shenzen duhet së pari të kalojnë përmes një procesi autorizimi nga Departamenti i Tregtisë.
Sipas raporteve të bëra publike nga sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, numri i kërkesave të kompanive amerikane që dëshirojnë të vazhdojnë marrëdhëniet tregtare me Huawei arriti në 50 në muajin korrik.
Një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë njoftoi se kërkesat janë në rritje, por duke pasur parasysh pozicionin zyrtar të Administratës Trump është e qartë zgjedhja për të mos dhënë licenca dhe kërkimi për një zgjidhje gjithëpërfshirëse në favor të SHBA-së.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Huawei, të cilin e akuzoi për spiunazh dhe e shohin si kërcënim për sigurinë kombëtare. /Telegrafi/