Telegrafi

Disa klube spanjolle interesohen për transferimin e Aubameyangut

Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se po tërheq interes nga Spanja, pasi disa klube janë të interesuara për të nënshkruar me të nga Chelsea.

Sulmuesi i Gabonit mbërriti nga Barcelona gjatë afatit të verës, më Blutë që kishin nevojë për përforcimin e fazës sulmuese.

Megjithatë, ai nuk ka filluar asnjë lojë për klubin që nga nëntori dhe nuk duket të jetë në planet e trajnerit Graham Potter.

Sipas mediumit Daily Mail, tani që Chelsea ka siguruar shërbimet e Joao Felix nga Atletico Madridi, Aubameyang së shpejti mund të kthehet në Spanjë.

33-vjeçari ishte mbresëlënës për Barcelonën gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar.

Ai ka një reputacion të fortë në atë ligë, duke arritur 13 gola në 18 ndeshje si titullar për gjigantët katalanas.

Atletico Madridi është njëri nga klubet e interesuara, ndërsa Auba po lidhet edhe me ekipe tjera si Sevilla, Real Betis dhe Villarreal. /Telegrafi/