Real Madridi mundi 3-0 Brestin dhe pas përfundimit të rezultateve të ditës së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, skuadra merengue do të mund të përballet me Celtic ose Manchester City, por kjo do të bëhet e ditur pas shortit të së premtes.
Për këtë arsye, Jose Luis Sanchez, gazetar i El Chiringuito, ka pyetur disa futbollistë nëse preferojnë Manchester Cityn apo Celticun në raundin tjetër të garës. Priteshin përgjigje më të drejtpërdrejta, por lojtarët preferuan të tregoheshin të kujdesshëm, pasi dy ndeshjet mund të ishin mjaft të komplikuara për madrilenët.
“Nuk ka rëndësi”, “Nuk e di, të shohim të premten”, “Nuk e di”, “Nuk mund të ndalem, më fal”, “duhet të fitojmë, apo jo?” , janë përgjigjet që dhanë Modric, Rudiger, Valverde, Tchouameni dhe Bellingham kur iu kërkua të zgjidhnin mes Celtic dhe Manchester City si rivalë për fazën e play-offit, në të cilën ata do të luajë ndeshjen e dytë në Santiago Bernabeu.
Skuadra e Ancelottit është shumë e motivuar me këtë kompeticion. Ata e dinë që e kanë nisur shumë keq, por tani duhet të përballen me kundërshtarët që i presin nëse duan të kalojnë në raundin tjetër.
Çdo ekip që aspiron të fitojë Ligën e Kampionëve duhet të jetë i gatshëm të mposhtë skuadrat më të fuqishme. Madridi e ka bërë këtë vitet e fundit.
Edhe pse lojtarët nuk e kanë pranuar publikisht këtë, dhomat e zhveshjes së Madridit preferojnë të shmangin Manchester Cityn, edhe pse ata luajnë ndeshjen e dytë në Santiago Bernabeu.
Skuadra angleze nuk është në një moment të mirë, por ata kanë një ide shumë të mirëpërcaktuar të lojës. Me të ata e kanë vënë në vështirësi Madridin në më shumë se një rast, duke i bërë të paaftë për të luajtur rehat. /Telegrafi/