Telegrafi

Disa grupe kuvendare dorëzuan amendamente për Ligjin për Prokurori Publike, një pjesë kërkojnë kohë shtesë

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë për AIM, disa grupe kuvendare tashmë dorëzuan amendamentet për Ligjin për Prokurori Publike ndërsa disa kërkuan kohë shtresë për t’i formuluar për shkak të obligimeve që i kanë me dialogun ‘Zhan Mone’.

Për shkak të besimit në proces, siç theksojnë, nuk do të zbulohen se cilët grupe kuvendare kanë dorëzuar amendamentet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedoni, afati për amendamentet e Ligjit për Prokurori Publike deri pasdite

Grupet kuvendare duhej që sot deri në orën 12:00 të dorëzonin  amendamentet e tyre.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dje pas takimit me grupet e punës të partive politike, që gati dy orë biseduan në Kuvend, tha se një pjesë e partive ende nuk kanë dorëzuar amendamente ndërsa një pjesë kanë njoftuar se dorëzimin e amendamenteve do ta bëjnë gjatë ditës së sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë të organizojë takim me ekspertët juridik të cilët kanë dhënë vërejtje në debatin publik dhe bashkërisht me ato të krijojnë amendamente./Telegrafi/