Nga: Daut Dauti
Nga fjalët e urta që ka një popull, përafërsisht mund të shihet karakteri i tij. Japonezët janë popull shumë interesant dhe të veçantë në shumë aspekte. Janë të suksesshëm, natyrisht. Edhe thëniet e urta i kanë interesante. Ja disa prej tyre të krahasuara me tonat e që kanë të bëjnë me mençurinë.
Japonezët për budallain thonë:
“Shërimi i budallait është vetëm vdekja”.
Një thënie tjetër:
“Të mençurit lajmërohen për shkak të prezencës së budallenjve”.
Kurse ne themi:
“Budallës lëshoja udhën”.
D.m.th. sipas japonezëve, vendi i budallait është varri kurse te në budallai e ka udhën çelë, nuk e pengon askush, e për këtë arsye ai shpesh ulet në krye të vendit. Te ne budallait nuk ia përmend askush varrin. Te ne të mençurit ikin nga aty ku ka budallenj e nuk rrinë sikur në Japoni që të mbizotërojnë.
Ja edhe disa thënie japoneze për mençurinë, të cilat te ne nuk ekzistojnë në këtë formë apo nuk ekzistojnë fare:
“Më së shumti flasin të paartikuluarit”; “Bretkosa në pus nuk e di që ekziston deti”; “Arsyeja shkon kur vjen e paarsyeshmja”; “Ta falësh të papenduarin është sikur të vizatosh në ujë”; “Kur humb, fiton”; “Vizioni pa veprim është ëndërr me sytë çelë, kurse veprimi pa vizion është ankth”/