Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për gazetarin Piers Morgan në TalkTV, duke shkaktuar termet, sidomos rreth klubit të Manchester United.
Ronaldo e ka lavdëruar rivalin e tij prej kohësh Lionel Messi dhe ka thënë se argjentinasi është ‘magjik’.
“Lojtar i mrekullueshëm, ai është magjik. Si person, ne ndajmë skenën 16 vjet, imagjinoni, 16 vjet. Pra, kam marrëdhënie të shkëlqyera me të”.
“Unë nuk jam shok i tij, sikurse shokët që vijnë në shtëpinë tënde, flet në telefon, jo, por është si një shok skuadre”.
“Ai është një djalë që e respektoj me të vërtetë mënyrën se si flet gjithmonë për mua. Edhe gruaja e tij apo gruaja ime, e dashura ime, ata gjithmonë e respektojnë dhe janë nga Argjentina”.
The respect Ronaldo has for Messi 🙌 pic.twitter.com/HszGgo6Gy9
— ESPN FC (@ESPNFC) November 17, 2022
“E dashura ime është nga Argjentina. Shumë mirë. Çfarë do të them për Messin? Një djalë i madh që bën gjëra të mëdha për futbollin”.
“Ndoshta lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë (duke përjashtuar veten time). Ndoshta Zidane”, ka thënë Ronaldo për Messin.
Pastaj ai u ndal tek periudha e tij e dytë te Manchester United, duke thënë se ishte e vështirë ta ndihmoje ekipin. Ai deklaroi se tani më mirë janë të ndahen rrugët.
“Kam tentuar të jap këshilla nga eksperienca ime për të ndihmuar Man United të jetë aty ku e meritojnë. Kur arrita në klub, gjithmonë isha i gatshëm të ndihmojë ekipin dhe të bëjë gjëra të mira, por është vështirë kur t’i presin këmbët”.
“Ndoshta është mirë për Man United dhe ndoshta edhe për mua gjithashtu që të kem një kapitull të ri në karrierën time”, deklaroi ai.
Ai u pyet edhe për një kalim te PSG, duke thënë kurrë mos thuaj kurrë.
“Mbappe në Real, ju në PSG me Messin? Ju kurrë nuk duhet të thoni kurrë”, ka thënë Ronaldo.
Në fund tha se do të pensionohet nga Portugalia, 100 për qind pas Kampionatit Botëror Katar 2022. /Telegrafi/