Telegrafi

Disa figura të famshme fotografohen në jahtin luksoz të Jeff Bezos në Sardinia

Jahti i Bezos

Milioneri Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, kanë qenë duke lundruar në Mesdhe me një superjaht, ku së fundmi janë parë edhe shumë personazhe të tjerë VIP.

Bezos ankoroi jahtin jo shumë larg Sardenjës dhe fotografët kanë zënë aktorin Leonardo DiCaprio dhe të dashurën e tij Vittoria Ceretti si dhe këngëtaren Katy Perry dhe aktorin Orlando Bloom.

Ata po kalojnë një kohë të mirë dhe vëmendjen e tërhoqi e fejuara e Bezos, e cila kishte veshur një fustan të zi me dantella, ndërsa Leonardo u përpoq t’u fshihej paparacëve nën një kapele.

Jahti i Bezos

Leo këto ditë ka nxitur dyshime se mund të jetë fejuar, meqë e dashura e tij u fotografua me një unazë diamanti në dorë.

Ylli i Hollywoodit u komentua jashtëzakonisht shumë viteve të fundit për lidhjet e tij të dashurisë.

Bezos me të fejuarën

Ai u përfol gjithashtu edhe për një romancë me modelen e famshme, Bella Hadid.

Sidoqoftë, DiCaprio ka bërë bujë me deklaratën se nuk do të krijojë ‘lidhje me vajza më të vjetra se 25 vjeç’. /Telegrafi/