Telegrafi

Disa fakte që duhet t’i dini për pllakat nga qeramika sjell për ju nga Lutian Home

Dyshemetë dhe muret e bëra nga pallakat e qeramikës janë të përshtatshme për cilin do lloj të dhomës. Ato janë të përkryera për zona ku qëndrojmë shumë, si koridori, kuzhina, banjo dhe dhoma e ndejës. Muret me pllaka në anën tjetër janë edhe dekorim impresiv për kuzhina e banjo.

Por, është me rëndësi cilat pllaka do t’i zgjidhni për një vend të caktuar dhe cilat janë parametrat e tyre. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t’iu ndihmojnë të gjeni llojin e duhur të pllakave.

Pllakat nga qeramika për mure

Përzgjedhja e pllakave për mure është fillimisht një çështje e shijes. Në një vend të tillë, parametrat teknik nuk janë aq të rëndësishëm sa në dysheme, por ka rëndësi madhësia e pllakave, ngjyra e tyre dhe dizajni.

1. Dekorimet

Pllakat në mure krijojnë sipërfaqe interesante, ato mund të aranzhohen duke u kompozuar në ngjyra e forma të ndryshme. Nëse po shikoni për një ide për mur dekorativ origjinal, atëherë duhet të shfrytëzoni koleksionet që ofrohen nga Lutian Home, që përfshijnë pllakat më moderne e eleante të kohës. Kjo zgjidhje rekomandohet edhe për dhoma të vogla edhe për ato të mëdha.

2. Mozaiqet

Mozaiqet duken tejet impresive. Mënyra si shkëlqejnë vijat e mprehta reflektojnë bukuri dhe elegancë, e që është me rëndësi pasi janë me stil sa klasik aq edhe modern.

3. Pllakat të formatit më të mëdha

Aktualisht janë lloji i pllakave më popullore. 60×60 apo 90×90, këto madhësi të pllakave zgjedhen gjithnjë e më shumë për mure. Dizajnet e këtyre formave reflektojnë qetësi, me ngjyra të buta dhe entuziastët e materialeve që reflektojnë seriozitet.

Pllakat nga qeramika për dysheme

Sidomos këtu nuk është me rëndëis vetëm dizajni i pllakave, por po ashtu paramterat e tyre dhe karakteristikat teknike. Dyshemeja është baza për dizajnim të enterierit në të cilin ju ndiheni komod. Kështu, ajo që është më me rëndësi në përzgjedhjen e pllakave për dysheme është se çka ju bjen në sy më së pari?

4. Pllakat shkëlqyese dhe jo shkëlqyese

Pllakat shkëlqyese janë lloji më i popullarizuar për dyshemetë dhe për të gjitha aplikimet e jashtme, duke ofruar karakteristika të mira të performancës siç janë niveli i ulët i absorbimit, rezitenca e lartë, forcë të madhe dhe rezistim nga gërryerja. Ato mund të vijnë me sipërfaqe të ndryshme si mat, gjysmë të shkëlqyera dhe lappato (një lloj shkëlimi i veçantë). Shkëlimi ju lejon që të arrini efekte të ndryshme vizuale dhe aplikim i të gjitha llojeve të grafikave në sipërfaqe.

5. Pllakat e ratifikuara

Majat e këtyre pllakave janë të prera në këndin e duhur. Është ide e mirë që të zgjedhni ato pasi do të krijoni ambient fantastik.

Këto dhe shumë më shumë mund t’i gjeni e të informoheni te Lutian Home, shtëpia juaj e qeramikës dhe paisjeve hidro-sanitare.

Vizitoni showroomin e Lutian Home në magjistralen Prishtinë-Ferizaj të rrethi i dytë, kilometri i 6-të.

artikull i sponsorizuar