Vetëm disa ditë pas kthimit në aksion pas një lëndimi afatgjatë, Ousmane Dembele, pas pësuar një tjetër lëndim, kësaj radhe muskulor.
Dembele do të mungojë në ndeshjen e Barcelonës kundër Celta Vigo të shtunën dhe evolucioni i dëmtimit të tij do të diktojë se kur do të kthehet në aksion.
Lëndimet e kanë rrënuar karrierën e Dembeles deri më tani, me francezin që po përpiqet të gjejë qëndrueshmëri që nga bashkimi me Barcelonën nga Borussia Dortmund në vitin 2017.
Ladies and gentlemen, the serious business: pic.twitter.com/v9Ji3I2HHs
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 3, 2021
Dembele pësoi një dëmtim gjatë Euro 2020 që e detyroi atë të mungonte deri në tetor, ndërsa debutimin këtë sezon ai e bëri me Barcelonën në ndeshjen me Dinamo Kiev të martën mbrëma.
Megjithatë, dy ditë më vonë Barcelona lëshoi një deklaratë për të informuar tifozët se francezi është lënduar sërish.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1456249146999021570
Që prej mbërritjes në Barcelonë , sulmuesi 24-vjeçar ka humbur 98 ndeshje për shkak të dëmtimeve, ndërsa kreu edhe tri herë operacione.
Blaugrana kanë njoftuar gjithashtu se Sergino Dest nuk do të jetë në ndeshje ndaj Celta Vigos.
𝗜𝗡𝗝𝗨𝗥𝗬 𝗡𝗘𝗪𝗦 | The first team player @sergino_dest has lower back pain. He is unavailable for selection and his recovery will dictate his return.https://t.co/pe06Q0hWRR pic.twitter.com/PiIsSuSZvs
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 4, 2021
Martin Braithëaite, Pedri, Sergio Aguero, Gerard Pique dhe Sergi Roberto janë gjithashtu jashtë fushe. /Telegrafi/