I keni ndjenjat e njëjta, mirëpo nuk e keni presionin që jeni në lidhje
Në këtë fazë, me siguri që dilni shpesh, putheni tërë kohën dhe i bëni të gjitha gjërat argëtuese të lidhjes, por ai ende nuk është i dashuri yt plotësisht, dhe kjo bën që të ndjeheni më e lumtur, transmeton Telegrafi.
Ende i keni ndjenjat që i keni pasur kur ka filluar të të pëlqej, mirëpo tani ai nuk është vetëm një djalosh simpatik për të cilin po mendon tërë kohën…
Mendojeni atë si një simpati, ku i ndjeni fluturat në bark dhe brengën se a është reciprok ky pëlqim, por në lidhje e dini se padyshim që i pëlqen atij, sepse përndryshe nuk do të kalonte katër net në javë pranë teje.
Xhelozia ende nuk ka filluar
Ende nuk kanë filluar ndjenjat e xhelozisë, ku brengoseni se me kë po flet ose po takohet, dhe njerëzit tjerë nuk janë faktorë të lidhjes tuaj.
Ende ndjeheni nervoze kur jeni pranë njëri-tjetrit dhe kjo është gjë e lezetshme
Padyshim që përpiqeni të shkëlqeni afër këtij personi, dhe ai është duke e bërë të njëjtën gjë.
Këto janë momente të cilat duhet shijuar çdo sekondë.
Çdo herë që dilni së bashku, ndjeheni e argëtuar dhe e freskët, jo e obliguar…
Nuk keni krijuar ndonjë rutinë ku çdo të diele shkoni në ndonjë vend të caktuar së bashku apo çfarëdo qoftë, për shkak se ende nuk i keni krijuar këto tradita.
Çdo mundësi për të qenë bashkë bën të ndjeheni sikurse të keni fituar kohë ekstra për t’u argëtuar.
Seksi është i mahnitshëm dhe vetëm sa shkon e bëhet më i mirë
Çdo prekje është e zjarrtë dhe më e mira! /Telegrafi/