Site icon Telegrafi

Diplomon piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës (Foto)

Nga nesër Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj. Tashmë kanë filluar përgatitjet për shënimin e kësaj dite mjaftë të rëndësishme për vendin.

E kur pritet që data 14 dhjetor të futet në histori, Ushtria e Kosovës tashmë ka edhe pilotin e saj.

Nëntogeri Afrim Zabeli, ka diplomuar si pilot i FSK-së në Akademinë Ushtarake të Turqisë, transmeton Telegrafi.

Zabeli njëherësh është edhe piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur edhe Oficeri i FSK-së, Naim Haziri.

“Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë.  E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haziri.

Zabeli nesër do t’i bashkohet festës së madhe me rastin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri.

Paraprakisht, Kuvendi i Kosovës nesër pritet t’i votojë tri projektligjet e transformimit të FSK-së, që janë pjesë e pakos ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version