Telegrafi

Diplomon BimBimma, tashmë zyrtarisht Bachelor i Psikologjisë (Foto)

Reperi Burim Kursani i njohur për të gjithë si BimBimma, është një prej reperëve më të pëlqyer të estradës.

Vetëm pak muaj më parë, ai solli projektin e tij të ri, këngën dhe klipin “7/IV”, një baladë e veçantë të cilën ia dedikoi babait të ndjerë.

Lexo po ashtu Premierë: BimBimma publikon këngën kushtuar babait të ndjerë (Video)

Ndonëse gjatë gjithë jetës është marrë me muzikë, më saktësisht me hip-hop, që nga viti 1996 kur ai ishte vetëm 14 vjeç, BimBimma ka tashmë edhe një tjetër profesion.

Reperi ka përfunduar suksesshëm studimet dhe sot (e mërkurë) ai ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, dhe mban titullin bachelor i Psikologjisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet BimBimma përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaq diplomën e marrë nga UP.

“Ma n’fund e pruna te shpija”(sic.), shkruan reperi në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/