Telegrafi

Diplomon Arta Nitaj, kryen me sukses studimet në Fakultetin Juridik

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Bukuroshja Arta Nitaj ka përfunduar me sukses studimet.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të hedhura në InstaStory, ku shfaqet duke pranuar tortën e diplomimit.

“Zyrtarisht e diplomuar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

E njëjta ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Më pas, ajo ka hedhur edhe një fotografi, ku shihet pranë të ëmës së saj, së cilës i jep një përqafim teksa i bën dedikim emocionues.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

“E dashur nënë, të vlerësoj shumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ku shfaqet me të ëmën.

Arta Nitaj u bë e famshme pas shfaqjes në serialin “O Sa Mirë”, ndërsa tani vazhdon të jetë edhe moderatore e “Duelit Sportiv” në RTV Dukagjini. /Telegrafi/